Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti sot në takimin lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral majorin Giovanni Fungo.
Ministri Berisha me këtë rast e ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fungo, për angazhimin, bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme profesionale që KFOR-i ka dhënë dhe po jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Duke theksuar se ju po largoheni si një mik i mirë i shqiptarëve dhe Kosovës, me falënderimin e madh për aktivitetin dhe kontributin tuaj personal dhe për gjithë atë që keni bërë për ne.
Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Fungo u bisedua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen si dhe për avancimin e marrëdhënieve të FSK-së me KFOR-in.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjenerali Fungo, falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe për bashkëpunimin e deritashëm. Ai u shpreh se në mandatin e tij kishte për objektiv që të thellonte bashkëpunimin mes KFOR-it dhe FSK-së me kapacitetin aktual, dhe se është i kënaqur që ia ka arrite këtij qëllimi. Këtë e dëshmojnë më së miri ushtrimet Fushore të përbashkëta si “Shpata e agjentë”, të realizuara me shumë sukses. Me këtë rast gjenerali Fungo vlerësoi lartë profesionalizimin dhe angazhimin e FSK-së, duke theksuar se shumë njësi janë të bashkëveprueshme me njësitë e KFOR-it.
Në fund ministri Berisha dhe gjenerali Fungo këmbyen dhurata mes vete, me urimet më të mira për sukseset në të ardhmen.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...