Gjeneral Majori i ushtrisë hungareze, Ferenc Kajari, njëherësh komandanti i KOFR-it dhe ministri i Shëndetësisë, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut nga ushtarët e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, tha se në kuadër të detyrës që e kanë në Kosovë, aksione të tilla nuk kanë munguar. Ai tha se detyrë e tyre është zhvillimi i paqes në Kosovë.
Kajari tha se numri kaq i lartë i ushtarëve për të dhuruar gjak, tregon se ata e kuptojnë këtë aksion si detyrë.
“KFOR-i ka ardhur në Kosovë për të mbajtur mjedis të qetë. Detyra jonë përfshirë edhe zhvillimin e paqes në Kosovë. Si detyrë ka një pjesëmarrje aktive në zhvillimin e shoqërisë civile. Mbështetje e programeve që kemi është aktiviteti që kemi këtu. Bashkëpunimi ynë ka qenë i suksesshëm. Tash është koha e duhur edhe dhurimi i gjakut është i nevojshëm. Organizimi i aktiviteteve të tilla ka qenë në të kaluarën dhe KFOR-i bënë të njëjtën gjë duke ndihmuar në ngjarje të tilla. Fakti që kemi pasur shumë vullnetarë dhe jam krenar për këtë kjo tregon se ushtarët e kuptojnë si detyrë”, ka thënë ai./eo
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...