Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës për idenë e shkëmbimeve territoriale në mes të Kosovës e Serbisë – temë që është shoshitur vazhdimisht kohëve të fundit në raporte të ndryshme mediale.
Ai e ka bërë të qartë se misioni i KFOR-it nuk është në kurrfarë forme i përfshirë në bisedime për diçka të tillë, porse nuk e ka mohuar faktin se mund të ekzistojë si ide.
“Ne nuk jemi pjesë e kësaj, nuk jemi të përfshirë në këtë proces. Mund të jetë ndonjë ide. Nuk e di a ma shumë se vetëm një ide, apo vetëm spekulime, por kjo është diçka që mund ta zgjojë situatën, mund të nxisë situata të tjera përgjatë Ballkanit”, ka thënë Cuoci, njofton Klan Kosova.
“Kështu që kur flasim për shkëmbim të territoreve; kjo është diçka shumë e madhe dhe nuk ndërlidhet vetëm me këto dy vende (Kosovën dhe Serbinë)”.
“Por, natyrisht kjo nuk është në mandatin tonë; ky vendim merret në nivelet më të larta dhe nuk është një vendim që mund të merret, ndoshta, vetëm në Prishtinë dhe Beograd”.
“Gjithsesi, çfarëdo të jetë zgjidhja ne do të jemi këtu për të mbështetur procesin paqësor, pasi çfarëdo që të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë paqësore”.
I pyetur se a sheh rrezik të kthimit të së kaluarës në Ballkan, Cuoci ka pohuar se “si bashkësi ndërkombëtare nuk besoj se ndonjë vend do të donte kthimin e të kaluarës”.
“Ballkani është në Europë dhe Europa nuk dëshiron që të jetë në zjarr ashtu siç ishte në të kaluarën. Përkushtimi i Europës dhe NATO-së është se ky vend duhet të jetë në paqe dhe është me rëndësi që ne mendojmë se ky vend meriton një të ardhme më të mirë, qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë”./Klan Kosova/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...