Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn po qëndron në Kosovë me ftesë të veçantë të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
FSK njofton se gjatë vizitës, Gjeneral Jashari priti në takim Gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s
Ai po shoqërohet nga Rreshter Majori Komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...