Google ADS

Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA nga SHBA gjeneral major Timothy Orr vizitoi njësitë e FSK-së

16:59 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA Gjeneral major Timothy  Orr  me bashkëpunëtorët e tij  i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama  kanë vizituar  dje Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë  të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Në kazermën ,,Skënderbeu “ në Ferizaj  ata janë pritë  nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij  dhe është njoftuar  për  aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja,  përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës  si  institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.

Gjenerali Orr në KDS ishte shumë i interesuar për të gjitha proceset që po kalon FSK-ja si; trajnimet, infrastruktura, përgatitja e stafit dhe shumë çështje tjera me interes. Vizita ka vazhduar në përcjelljen e disa trajnimeve që janë duke u realizuar në KDS. Ai  ka takuar gjithashtu  dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e ,,Ushtarit më të mirë për vitin 2017”,  tetar Rafet Gashi, tetar Binak  Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat  e tyre  dhe i përgëzoi për suksesin. Vizita e radhës ishte në trajnimin bazik  të komuniteteve  ku me këtë rast  gjenerali Orr  theksoi:  ,,Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë për t`i shërbyer vendit, duhet të jeni krenar që keni veshur  uniformat  dhe prezantoni shtetin  tuaj, dhe ky është vetëm fillimi,  keni një rrugë përpara një karrierë e cila ju pret dhe familja e juaj të jetë  krenar me ju”.

Po këtë ditë  komandanti i FSK-së  gjenerallejtënant Rrahman Rama, Gjenerali Timothy Orr dhe  zëvendëskomandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejt kolonel Xhevahir Geci, kanë vizituar Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë  në Gjilan. Delegacioni i lartë u prit nga Komandanti i Batalionit të parë Nënkolonel Haki Xhemajli, i cili falënderoi gjeneralin Orr dhe komandantin  Rama për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të  Ajoves që është bashkëpunim në vazhdimësi. Në kuadër të kësaj vizite gjeneral Orr dhe gjeneral Rama, takuan personelin e Kompanisë 1A,  të cilët sa po ishin kthyer nga tereni (Ushtrimi Fushor tre ditorë) i realizuar në fshatin  Marec.

Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK,  komandanti  Orr  po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari”  në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme