Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Jashari ka shprehur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e palodhur të pjesëtarëve të FSK-së, përcjell Arbresh.info.
“Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë ditë festive të Krishtlindjeve, shpreh mirënjohjen time të thellë për punën dhe angazhimin tuaj të palodhur, në përmbushjen e misionit tuaj fisnik, mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë”, ka thënë Jashari.
“Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë këtij viti ka pasur sfida të cilat i kemi tejkaluar së bashku falë përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj, andaj sot për nder të kësaj feste, ju uroj që të keni momente paqeje dhe ngrohtësie në shoqërinë e familjarëve dhe të dashurve tuaj. Krishtlindjet janë një moment reflektimi dhe solidariteti, për të gjithë besimtarët e krishterë, për të reflektuar mbi vlerat e unitetit, bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit”, tha tutje Jashari.
“Le të na udhëheqin vlerat e solidaritetit dhe sakrificës, të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të sigurt për vendin tonë. Gëzuar Krishtlindjet, ju uroj shëndet, lumturi dhe suksese në familjet tuaja!”, tha ndër të tjera gjenerallejtënant Jashari./Arbresh.info
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje