Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari iu uron Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Urimet më të përzemërta për të gjithë ushtarët, nënoficerët e Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këto momente feste, ndani dëshirat e juaja me më të dashurit tuaj në këtë ditë të madhëruar nga zoti”, thuhet në urimin e Jasharit në rrjetin social Facebook.
Ai kërkoi që ti nderojmë sakrificat e familjareve të dëshmoreve, invalidëve të luftës, veteranëve e të gjithë kontribuuesit.
“Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të nderojmë sakrificën e shumë brezave, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që ne ta festojmë të lirë këtë festë”, tha Jashari.
“Qofshin të pranuara lutjet tuaja në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit!”, tha në fund të urimit gjenerallejtënant Bashkim Jashari./arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...