Komandanti i FSK-së takoi ambasadorin britanik, flasin për situatën e sigurisë në vend

12:48 | 2 Prill 2024
E.G

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, Jashari ka njoftuar Ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit, shkruan Arbresh.info.

Tutje, Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar në profesionalizmin e FSK-së.

“Një pjesë e diskutimeve u fokusua në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë. Ndërsa, ambasadori Hargreaves falënderoi GLT Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe.”, thuhet në njoftim.

“Që të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme