Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), që është realizuar në kampin Bondsteel, Ferizaj.
Gjeneral Jashari falënderoi Kolonelin Jason Baker nga Brigada e 48-të e Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes Komandës Rajonale Lindje dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Njëkohësisht, KOMFSK uroi suksese Kolonelit Peter Helzer në detyrën e Komandantit të Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Komandës Rajonale Lindje./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...