KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, Gjeneral Jashar Guler, Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, është duke realizuar vizitë zyrtare në Turqi nga data 20 deri 23 qershor 2022.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar,shkruan arbresh.info.
Në takim me Ministrin Akar, KOMFSK diskutoi një sërë çështjesh duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe drejt anëtarësimit në NATO.
Veç tjerash me Ministrin e Mbrojtjes, KOMFSK diskutoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ngushtë nga shteti dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë drejt modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjeneral Jashari, u prit me nderime të larta edhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë prirë nga Gjenerali Guler.
Në takim në Shtabin e Përgjithshëm, u diskutua pjesëmarrja e FSK në ushtrimin fushor ndërkombëtar në Turqi EFES-2022 që ka përfunduar disa ditë me herët me një performancë të shkëlqyer të pjesëtarëve të FSK-së.
Gjeneral Jashari vizitoi edhe Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale ku nga afër KOMFSK u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e këtyre njësive dhe me Komandantët e komandave të cilët u dakorduan që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga Komandat në fjalë.
Vizitën zyrtare gjeneral Jashari e ka vazhduar në qytetin e Stambollit, ku është prit me ceremoni nga kryetari i Komunës së Bajrampashës ku ka vizituar parkun “Adem Jashari” në këtë komunë, thuhet në njoftim nga FSK-ja./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...