Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari”.
Në fjalën e tij komandanti i Qendrës për Studime Universitare, Albion Ajvazi ka uruar kadetët e diplomuar, duke thënë se gjatë katër viteve të studimeve ata kanë treguar disiplinë dhe përkushtim.
Ajvazi ka thënë se sot është ditë e veçantë në kalendarin e FSK-së, ku shënojnë diplomimin e 15 kadetëve.
“Sot është datë e veçantë në kalendarin e Forcës Sigurisë së Kosovës, kur ne po shënojmë diplomimin e 15 oficerëve të rinj, programi i studimeve është sfidues dhe kërkon sakrificë, durim dhe gatishmëri”, është shprehur ai para të pranishmëve.
Ai tha se programi i studimeve ka qenë rigoroz.
“Programi është rigoroz dhe shumë i ngjeshur, nga stërvitjet e hershme të mëngjesit dhe studimet në orët e vona të natës, përgjatë 4 viteve, kadetët kanë demonstruar se janë të vendosur për arritjen e standardeve ushtarake, dhe se janë të përkushtuar për sukses”, tha tutje ai./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?