Deputeti Daut Haradinaj i ka replikuar Rexhep Selimit kur ai tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshohen njëanshëm.
“Ai herë thotë nuk ndryshohen njëanshëm e herë nuk duhet të ndryshohen tash cila është. Megjithëse me Rexhën kemi një të kaluar së bashku ai mendon që ka ushtar që e kontrollojnë kufirin. Nuk ke ushtar mbas vete o Rexh po lej ato pallavra”, ka thënë Haradinaj.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe deputeti selimi duke thënë se e kishte llogaritur edhe Haradinajn si ushtar.
“Kam menduar që kam ushtar mbas vetë duke të llogaritur edhe ty. Po jemi patriota edhe ti edhe unë dhe nuk ka të keqe asgjë dhe nëse doni me ndryshu hajde ulemi e ndryshojmë pa u ratifikuar sepse më vonë harroje që mundesh me diskutu”, ka thënë ai./Arbresh.info
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...