Ish-komandantin i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka treguar arsyen pse është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çka tha se nuk ndihet fare mirë kur e mendon.
Mustafa në Pressing ka thënë se arsye ka qenë lufta në Maqedoni e në Preshevë.
I pyetur se a ka bërë kërkesë që të hiqet nga kjo listë ai tha se nuk njohin mekanizma se si të bëjnë një kërkesë të tillë.
“Ka qenë lufta në Maqedoni, në Preshevë. Janë rrethana të tjera ne pse gjendemi, një numër i caktuar. Është telashe, ne nuk i njohim ata mekanizma qysh me shku me procedu, me bë kërkesë apo diçka të tillë”, tha Mustafa.
“Nuk hetohet diçka, me perjashtim që dihet se nuk mund të udhëtojë për në SHBA. Nuk ka sanksione të tjera të hetushme, me përjashtim që nuk ndihet mirë askush, unë nuk ndihem mirë që jam në atë listë, vetë kur më bie ndër mend, nuk ndihem mirë”, shtoi ai
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...