Sot bëhen 25 vjet nga rënia e luftëtarit, heroit dhe artistit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë.
Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake në drejtimin e komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Teksa la familjen e tij në Zvicër ku jetoi për disa vjet, Agim Ramadani në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përtej pjesës atdhetare, ai njihet edhe si artist i rrallë. Ramadani ka qenë poet dhe piktor, me të cilat është marrë që nga shkolla e mesme. Poezitë e tij kanë qenë të botuara në dhjetëra revista, ndërkaq ka hapur ekspotita kolektiev e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik.
Ramadani të cilën në luftë e quajtën ‘Katana’, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së kufirit, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht.
Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit – Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000./rtk
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...