Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

11:09 | 10 Tetor 2022
A Z

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në një fjalë rasti, komandanti Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

“Të qenit në komandë këtë në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë”, është shprehur Kajari.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme