Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme.
Siç njofton policia tek i dyshuari i parë, janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim
17 paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë
8 kilogram e (471.5) gram,
11 paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,
92 tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,
1 peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla dhe
4800 euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .
Në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:
6 paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram dhe
200 euro para të gatshme.
Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale, shkruan Arbresh.info
Të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Policia njofton se hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vendin tonë dhe në veçanti masa të ashpra ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen ndaj personave të dyshuar të involvuar në abuzimin dhe shitblerjen e substancave të dyshuara narkotike-drogave në përgjithësi. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla dhe bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë, në veçanti për rininë tonë”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja