Me datë 13.10.2022, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Kolonel Shaban Shala me bashkëpunëtor ka vizituar drejtoritë komunale të arsimit në Pejë dhe Istog.
Kolonel Shala ka mbajtur takim pune në ambientet e drejtorisë komunale të arsimit në Pejë, me drejtorin e kësaj drejtorie Naser Gega, drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe kryetarin e këshillit të prindërve në Pejë.
Po ashtu Kolonel Shala me bashkëpunëtorë kanë mbajtur takim pune me drejtorin komunal të arsimit në Istog, Naim Behluli, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, gjithashtu drejtoret e shkollave të mesme të larta dhe kryetaret e këshillit të prindërve.
Në takime është biseduar lidhur me zbatimin e planit operativ “Siguria në shkolla” 2022/23, si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të DKA-ve dhe Policisë në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative.
Nga drejtoret e drejtorive komunale të arsimit, është premtuar bashkëpunim me Policinë për sigurinë në shkolla, dhe takimet e nivelit të tillë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell