Google ADS

Kolonel Rocco Mundo viziton ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj

12:48 | 23 Tetor 2024
K.B

Në kuadër të bashkëpunimit në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, drejtori rajonal i Policisë Nënkoloneli Faton Pllana priti në takim Kolonel Rocco Mundo nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it italian.

Gjatë këtij takimi Pllana e njoftoi Kolonel Rocco Mundo për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në rajon.

“Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë rajonale të Ferizajt dhe forcave të KFOR-it italian me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme