Kolonat ne Merdarë, bashkatdhetarët shprehen të mllefosur me pritjet ne kufi

19:59 | 16 Korrik 2018
V. S.

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve po vazhdon edhe sot në pikën e kalimit kufitar në Merdarë

Në Merdarë  pritjet janë  2 orë deri 2 orë e 30 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 minuta për të dalur, raporton arbresh.info

Pikat tjera kufitare me më shumë kolona janë tek Dheu i Bardhë që është 50-60 metra dhe Mutivodë 10-15 metra hyrje.

Ndërsa, gjendja e rrugëve që shpijnë në pikat e kalimit kufitar është e kalueshme, përveç në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit që është e kalueshme një korsi.

Të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë kolonën përmes linkut të “Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar” që tashmë është i disponushëm.

Për shkak të punimeve në pikë-kalimin kufitar Mendarë, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, qytetarët luten që të shfrytëzojnë pikat tjera që të i shmangin pritjet e gjata./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme