Kolona e makinave që presin të kalojnë pikën kufitare në Merdare është e gjatë rreth 3 kilometra.
Ekipi i Klan Kosovës, që po qëndron atje, bën të ditur se qytetarët po përballen me pritje rreth 6-orëshe për të dalë matanë kufirit.
Në pamje shihen mërgimtarë që në vetura kanë edhe fëmijë dhe gjithashtu ka forca të policisë në pjesë të ndryshme të kolonave.
Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke punuar me kapacitete të plota për të përballuar fluksin e mërgimtarëve. Kurse sikurse autoritetet kufitare, edhe Policia e Kosovës ka anuluar pushimet vjetore të punonjësve, për të përballuar fluksin.
Derisa janë vënë në funksion të gjitha korsitë, po ashtu edhe ajo që ishte e destinuar për hyrje në Kosovë, tashmë shfrytëzohet për dalje.
Mërgimtari Bashkim Veliu shpjegoi se po pret tash e gjashtë orë me familjen dhe se kanë vështirësi për ushqim e nga moti i ftohtë, sidomos fëmijët.
Ai tregoi se herëve të kaluara nuk ka pasur pritje kaq të gjata dhe se shumicën e rasteve vonesat shkaktohen nga pala serbe.
“Përafërsisht i kemi diku 33 orë deri në vendin ku udhëtojmë, kjo pa pritjet nëpër kufij,” u shpreh ai.
Kurse një mërgimtar tjetër që udhëtonte me autobus tha se pritja po u shkakton probleme, pasi që kanë edhe fëmijë të vegjël me vete.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...