Kolona të gjata në Vërmicë, policia përshpejton procedurat për të shmangur pritjet

00:06 | 6 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Në pikën kufitare të Vërmicës në pesë ditët e para të qershorit u regjistruan mbi 30 mijë pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar. Edhe pse është vitit i dytë i pandemisë qytetarët nga Kosova shihen si shpëtim i turizmit në Shqipëri.

Një fluks i madh i pushuesve nga Kosova është regjistruar këtë të shtunë në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas të dhënave të policisë kufitare të Shqipërisë gjatë pesë ditëve të para të qershorit kanë kaluar kufirin për të hyrë në Shqipëri mbi 30 mijë pushues.

Vetëm fundjavën e kaluar kanë hyrë rreth 15 mijë qytetarë të Kosovës në Shqipëri ndërkohë që në katër muajt e parë të këtij viti përmes pikës së kalimit kufitar të Vërmicës u regjistruan mbi 380 mijë qytetarë.

Sipas policisë kufitare të të dyja vendeve këtë vit fluks në rritje ka pasur që në muajin prill. Kjo ka bërë që shumë më herët se vitet e tjera policia kufitare të shtojë sportelet dhe të punojë me procedurë të përshpejtuar për të shmangur kolonat e gjata dhe pritjet në kufi./RTK

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme