Kolonat e automjeteve që po presin për të hyrë në Kosovë në pike-kalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të gjatë, kurse pritjet me të gjatë vazhdojnë të jenë në Merdar, ku pritet deri në tri orë për të hyrë në Kosovë.
Sipas informacioneve të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikëkalimet kufitare të Kosovës, pritjet më të mëdha po regjistrohen në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Pritje të gjata deri në tri orë janë regjistruar edhe pasditen e sotme në pikën kufitare me Serbinë në Merdar.
Ndërsa, pritje me të gjata ka në dalje të Kosovës, deri në një orë, janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Muçibabë.
Në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe me Shqipërinë nuk ka pritje të gjatë në hyrje-dalje.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përshpejtimin e procedurave në vendkalimet Merdar dhe te Dheu i Bardhë, për lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve të paarsyeshme të bashkatdhetarëve në kufi.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...