Kolona të gjata në pikat kufitare, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

21:56 | 26 Korrik 2023
E.H

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata të bashkatdhetarëve për të hyrë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit të të dhënave kufitare bënë të ditur se pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë, shkruan Arbresh.info.

Pritjet në këtë pikë kufitare zgjasin deri tri orë ndërsa kolona është e gjatë 200 metra.

Ndërsa, në pikë kalimin në Muçibabë, pritjet zgjasin deri 20 minuta ndërsa kolona është e gjatë 50 metra.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë të lira për qarkullim, dhe pritja zgjatë 3 deri 15 minuta.

Për të parë gjendjen kufitare, kliko KËTU /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme