Kolonat e automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po vijnë në vendlindje për pushime, përmes pikave kufitare me Serbinë janë shtuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës.
Në vendkalimet kufitare me Serbinë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kolonat e veturave arrijnë deri në 500 metra.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në orën 21:00 pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdare në hyrje zgjasin deri në tri orë, ndërsa në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të shkurta, deri në 25 minuta, raporton Telegrafi.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Republikës së Kosovës nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje nga vendi ynë.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?