Me përfundimin e festave të fundvitit, po përfundojnë edhe pushimet e bashkatdhetarëve të cilit kishin ardhur në Kosovë.
E largimi i tyre nga Kosova për në shtetet ku ata jetojnë, ka bërë që të ketë kolona dhe pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Ata po detyrohen të presin deri në 4 orë e 20 minuta për të dalë nga Kosova, pavarësisht temperaturave të ulëta që po shënojnë në vendin tonë.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, e cila ka njoftuar se për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare nuk ka pritje.
Ndryshe, kolona janë krijuar edhe në kufirin Dheu i Bardhë, ku sipas njoftimit të kësaj qendre, pritja për të dalë nga Kosova është 1 orë.
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...