Google ADS

Kolona të gjata në Jarinje, ja si është gjendja në pikë kalimet tjera kufitare

12:29 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Një numër i madh i bashkatdhetarëve i kanë mësyer Kosovës, e bashkë me ta edhe një numër i madh i kosovarëve po i mësyejnë Shqipërisë dhe Maqedonisë për pushime, raporton arbresh.info.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar deri në këto momente janë shënuar kolona hyrje dhe dalje në Merdare, në Han të Elezit, Jarinje, dhe Vërrmicë.

Në Merdare në hyrje janë shënuar kolona deri 70 metra, dhe në dalje deri në 50 metra, ngjashëm është situata edhe në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Në pikë kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Jarinje, janë shënuar kolona në hyrje po ashtu deri në 70 metra, dhe në dalje deri në 15 metra, raporton arbresh.info.

Në pikë kalimin kufitar me Maqedonine, Han i Elezit, janë shënuar kolona në hyrje deri në 80 metra, ndërsa në dalje deri në 30 metra.

Në Vërrmicë, në kufirin me Shqipërinë, janë shënuar kolona deri në 40 metra në hyrje dhe deri në 50 metra në dalje.

Për të parë qarkullimin nëpër pikëkalimet kufitare në kohë reale mund të vizitoni online përditësimet e  Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme