Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Gjaferi”, kanë bërë që magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit të bllokohet tërësisht për kalim por si pasojë e kësaj në atë zonë janë krijuar kolona të gjata të kamionëve dhe veturave në pritje për të gjetur një zgjidhje.
Kompania përgjegjëse për punimet “Betchel Enka”, ka ofruar një rrugë alternative, e cila është duke u përdorur. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët që kalojnë andej shprehen të revoltuar me vonesat që po ndodhin.
Sipas tyre, rruga alternative është mjaft e rrezikshme dhe si pasojë e kësaj po ka konfuzitet se a duhet kaluar andej, apo të përdoret ndonjë rrugë tjetër.
Kurse, një qytetar që kishte ardhur nga Shkupi për të vizituar Prishtinën, ka thënë se këto vonesa që po bëhen po shkaktojnë pakënaqësi të madhe, deri në atë masë, siç thotë ai, mos hyrjes më në Kosovë.
Ai ndër të tjera tha se përveç rrezikshmërisë, po dëmtohen veturat dhe harxhimet po janë më të mëdha.
“Jemi duke pritë qe dy orë këtu, nuk e di çka është problemi… shumë e rrezikshme, plus ka harxhime më të mëdha se sa që duhet”, përfundoi ai.
Ngjitur me rrugën që po shfrytëzohet si mundësi për të qarkulluar shihen familjarë që banojnë në shtëpi afër.
Ata prapa kamerës së KosovaPress, thanë se kjo rrugë është e mjerueshme. Sipas tyre gjithë ky trafik që po bëhet rreth shtëpive të tyre po i sjell vetëm dëme.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, do të qëndroi e mbyllur nga e premtja deri të martën.
Gjatë muajit të kaluar pikërisht në këtë zonë ka ndodhur një aksident, ku ka rënë njëri ndër trarët dhe janë lënduar tre persona.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...