Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

07:50 | 5 Janar 2025
E.G

Mërgimtarët, të cilët morën rrugë për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e Evropës ku ata jetojnë dhe punojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova.

Nga përditësimi i ri, bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Merdarë, rreth 1 orë e 20 minuta pritje, me kolonë deri në 2300 metra.

Po ashtu pritje ka edhe te Dheu i Bardhë që shkojnë deri në 1 orë e gjysmë, me kolona deri në 500 metra.

Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë deri në 1 orë dhe kolonat janë të gjata 150 metra./Arbresh.info/

Të ngjashme