Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje dhe kolona të gjata të automjeteve të atyre që po hyjnë dhe dalin nga Kosova janë regjistruar në pikë-kalimet në Merdarë dhe Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Në përditësimin e fundit të gjendjes nëpër pikë-kalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, të orës 22:38, fluksi i madh i mërgimtarëve, që kanë mësyrë Kosovën për pushime, por edhe të atyre që po kthehen, është regjistruar në vendkalimet kufitare me Serbinë, raporton Telegrafi.
Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në tri orë, kurse për të dalë dy orë e 20 minuta. Ndërsa, në dalje të Kosovës kolona e automjeteve është deri në 350 metra, kurse në hyrje deri në 150 metra.
Gjendje pothuaj e njëjtë është edhe në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë po pritet deri dy orë, kurse për të dalë 80 minuta, ndërsa kolona në dalje të Kosovës është deri në 250 metra, kurse në hyrje deri në 400 .
Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë, ku po pritet deri në dy orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 800 metra. Edhe në Jarinje ka kolona dhe pritje deri në 45 minuta për të hyrë në Kosovë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A