Kolona deri në 500 metra te Dheu i Bardhë

11:50 | 18 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kolona të gjata janë krijuar te Dheu i Bardhë në kufirin më Serbinë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse kolona është e gjatë 400 deri në 500 metra.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme