Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar ndaj fjalimit të sotëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo shkruan se Veseli kërcënimin e sotëm në Kuvend e pati në vazhdën e frikësimeve.
“Nuk guxon të ballafaqohet me ne, e na i kërcënon fëmijët. Në qoftë i fortë e trim si e paraqesin dokumentarët e RTK-së, atëherë le të flasë me ne e t’i lerë fëmijët. E nëse domosdo dëshiron të merret me familjet tona, pushka top iu bëftë. S’na ka mposht armiku jo më ata që duke na pasur neve përpara, të gjithë të moshës madhore, prekin aty ku nuk guxon të prekë askush”, ka shkruar ajo në FB.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë