Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se procesi i specializimeve në sektorin shëndetësor do të riorganizohet, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat konkrete të institucioneve shëndetësore.
Sipas Kollçakut, kjo qasje do të zëvendësojë praktikat e mëparshme, kur specializimet ndaheshin në mënyrë të paorganizuar dhe pa planifikim të mirëfilltë.
“Specializimet, fatmirësisht tani e tutje, do të bëhen sipas nevojave të vetë institucioneve dhe kërkesave të tyre, dhe jo në mënyrë stihike siç ka ndodhur më parë, kur nuk kishte kushte për përgatitje profesionale”, tha Kollçaku në ATV
Ajo tha se qeveria është përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe pajisjeve mjekësore, për të siguruar trajtim dhe diagnostikim më cilësor.
“Një transformim i dukshëm ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare. Pajisjet e reja dhe infrastruktura e përmirësuar po krijojnë kushte më të mira për trajtim dhe përgatitjen e stafit shëndetësor”, shtoi Kollçaku.
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 ko...
VV planifikon mbi 1 miliard euro për forcimin e ushtrisë në ...
Dy ditë marshim! Studentet serbë mbërrijnë në Beograd, do bl...
Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Propozimi i Trump për emrin e Gjirit të Meksikës/ Presidentj...
273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës, qindra fami...