Kosovës i duhet një tjetër koncept dialogu më Serbinë, ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku.
Në një debat televiziv në Ora e Fundit, në Klan Kosova, ajo tha se me Serbinë, nuk duhet dialoguar pasi qysh në fillim ajo nuk njeh shtetin e Kosovës e po ashtu lobon gjithandej botës kundër shtetit të Kosovës.
Kollqaku po ashtu shtoi se nuk mund të ketë pajtim në mes Kosovës e Serbisë, siç ka pohuar Presidenti Thaçi se një gjë e tillë mund të ndodhë, transmeton Klan Kosova.
”Ne jemi në një situatë ku ende kemi Mitrovicën e ndarë. Një dialog tjetër i nevojitet Kosovës”.
”Si mund të bisedohet me dikë që në start nuk të njeh nuk të pranon, kudo që shkon në botë lobon kundër shtetit të Kosovës e aspak nuk sjell asnjë rezultat të mirë”.
”Si mund të bëhet pajtimi kur ende s’ka përfunduar apo s’është zgjidhur cështja e të pagjeturve. Rasti me shqiptarët në Mitrovicë në vitin 2000. Nuk mund të arrihet pajtim të njëanshëm”.
”Pajtimi duhet të bëhet por cështja është se kush duhet të kërkojë falje, e të kuptohet se kush ka qenë agresori”.
”Fillimisht ata duhet të na njohin neve si shtet sovran, që ka shpallur pavarësinë. Ne skemi qenë kurrë kundër një dialogu me Serbinë, por ishim kundër konceptit sic kanë bërë këta”.
”Ne të gjithë jetojmë në një realitet të njejtë këtu, me pabarazi, papunësi e kjo është temë që duhet diskutuar edhe për pakicat”.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?