Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e komisionit për Siguri në Kuvend ka thënë se si komision do të kërkojnë llogari nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.
Ajo në Express Intervista të KTV-së ka thënë se raportimi i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi duhet të bëhet kur ka kohë të mjaftueshme për të gjitha pyetjet e anëtarëve të komisionit. Sipas saj, ai ka kohë të mjaftueshme porse i njëjti nuk e ka komisionin prioritet.
Ajo ka thënë se ministri po ashtu edhe delegacioni i cili përfaqësoi Kosovën në dialog nuk po e shohin atë pjesë si kufi ndërshtetëror.
“Ministri si duket por edhe ky delegacion nuk po e sheh atë kufi si ndërshtetërore në Karaçevë. Aty është cenuar edhe integriteti i shtetit e pastaj po na sjellin edhe marrëveshje të dëmshme për vendin. Nëse e kemi një qeveri të përgjegjshme, pika e parë do të ishte njohja reciproke. Hoti tha se unë po shkojë për njohje, por ajo çka po sjellë është ri aktualizimi i marrëveshjeve të parealizuara”, ka thënë ajo.
Hyrjen e trupave të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, ajo e ka quajtur cenim të integritetit të shtetit.
Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se delegacioni kosovar në Washington shkoi si palë që harroi që është shpallur pavarësia e Kosovës.
Duke folur për sigurinë në vend gjatë kohës së pandemisë, ajo ka thënë se Qeveria Kurti kishte marrë masa të cilat ndihmuan qytetarët.Sipas saj, gjatë kësaj kohe ka pasur degradim të masave.
Ajo ka folur edhe për Ligjin për paga dhe pakënaqësitë e kategorive të ndryshme.
“Ne e dimë që ka qenë një ligj për paga, i cili përveç që ishte me defekte nga Qeveria, pësoi defekte edhe në Kuvend. Punëtorët shëndetësorë edhe policia po ndjehen shumë të lënë anash, sepse shtesat kanë qenë të zbatuara në kohën e Qeverisë Kurti. Unë kuptova nga Policia se kompensohen vetëm 60 orë shtesë. Unë i kam ftuar nesër të jenë në komision dhe t’i shpalosen të gjitha pakënaqësitë”, ka thënë ajo.
Mulhaxha-Kollçaku e ka komentuar edhe rastin e një personi i cili u arrestua në Prishtinë. Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i respektojnë uniformat, por edhe policët t’i respektojnë qytetarët.
“Këtu duhet të përgjigjet inspektorati. Ajo çka është e paarsyeshme është edhe nga ana e Policisë sepse kanë qenë tre zyrtarë mbi një person. Duhet të pranojmë që edhe brenda Policisë ka njerëz që shkelin rregullat dhe kompetencat e veta”, ka thënë ajo, duke shtuar se lidhur me këtë do të kërkoj përgjegjësi nga ministri i Drejtësisë.
Ajo ka thënë se seancat e Kuvendit do të jenë të njëpasnjëshme.
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...