Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku,para deputetëve tha se Qeveria është treguar e përgjegjshme në menaxhimin e situatës së helmimit të banorëve të Deçanit.
Kollçaku po ashtu tha se rritja e numrit e të helmuarve në Deçan është shqetësues.
“Në këto raste është e qartë që pritet që qytetarët të ndjejnë dorën e shtritë të shtetit nga institucionet më të thirrura në krye me Ministrinë e Shëndetësisë. Jo vetëm që kjo ministri menjëherë u koordinua me të gjitha ministritë tjera, por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin, për ta pasë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme duke përfshirë ato buxhetore me c’rast u ndanë edhe 150 mijë euro për ujësjellësin dhe për sanimin e pasojave. Pra, dora e shtetit nuk janë ato vizita me shtrëngim duarsh apo fjalët ngushëlluese me ndonjë fotografi të shkrepur, në vend të ngjarjes e aq më pak përçuarje e dezinformatave me qëllim të panikut përmes mungesës së informatave të konfirmuara, por mbështetja e shtetit konsiderohet vetëm ajo përgjigje insitutcionale konkrete që përmirëson situatën përmes ekspertizës në hulumtimin dhe eliminimin e shkakut, sanimin e pasojave ndihmës me barna si dhe mbëshetetje buxhetore konkrete”, tha Klloçaku./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...