Deputetët Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Zemaj nga LDK, anëtarë të Komisionit për Integrime, kanë organizuar tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian – Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”.
Fatmire Kollçaku tha se Kosova kurrë më keq nuk i ka pasur raportet më Bashkimin Evropian, raporton arbresh.info
“Nuk kemi qenë kurrë në pikë më të ulet sesa që jemi tani. Eshtë një moment që të reflektojmë. Nuk do të duhet të adresojmë fajin por duhet të jetë një kthesë. Ne jemi shumë larg për zbatimin e reformave. Ne duhet të kthehemi nga zyrtarët që na përfaqesojnë edhe pse kanë thënë që janë plotësuar 95 kriteret ato ende nuk janë plotësuar” , tha tutje Fatmire Kollçaku.
Ndërsa, Armend Zemaj tha se Viti 2018 e ka komplikuar rrugëtimin tonë në familjen europiane. Vjosa Osmani në këtë tryezë tha se shteti duhet të ketë prioritet ç’kapjen e shtetit.
“Kosova për herë të parë kuaifikohet si shtet me elemente të shtetit të kapur. Është hera e parë që flasin në dokumenre me një gjuhë kaq të qartë. Ne duhet tu bëjmë presion që qeveritarët tanë të kenë këtë prioritet”,tha Osmani. Për vizat Osmani tha se “Nuk ështe vetëm qështje e kritereve por secili shtet veç e veç e sheh a është në interes të tij”. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...