Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj ka dhënë detaje për dy personat e prekur me koronavirus, që vijnë nga Gjakova.
Kolaj për arbresh.info ka thënë se në bazë të informacioneve për personat e prekur me COVID-19, janë çift dhe se kanë arritur në Kosovë para një jave.
“Sipas informative që ne i kemi, çifti ka ardh nga Gjermania para 10 ditëve ose 1 jave, dhe se kanë lëviz lirshëm nëpër qytetin e Gjakovës dhe se kanë pas kontakte me qytetarët e tjerë, miqtë e tyre, familjarë e të tjerë”.
Ai thotë se tani të dy te prekurit me koronavirus gjinden në QKUK në Prishtinë.
“Pas daljes pozitiv në test, mesa kemi ne informata, ata tani gjinden në QKUK në Prishtinë”.
Drejtori Kolaj bën apel tek të gjithë qytetarët që kanë pas kontakt me çiftin që të vetizolohen derisa IPSHK të mbërrij tek ata për të vazhduar edhe me testimin e tyre.
“Unë apeloj tek të gjithë ata që kanë pas kontakt me çiftin gjatë gjithë kësaj kohe, të vetizolohen derisa Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës të mbërrij tek ata dhe të vazhdojnë me procedurat e tjera”.
Ai thekson se ky apel po bëhet në të mirë të qytetarëve të Gjakovës, pasi që eventualisht nësë ndonjëri nga ata ka marrë këtë virus, pra është infektuar, të mos shpërndahet më tutje tek njerëzit e tjerë./arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën