Google ADS

KOK shënon nesër Ditën Botërore të Ambientit dhe Sportit, Kurti mbjell Pemën Olimpike 2024

18:23 | 3 Qershor 2024
E.G

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nesër do të shënojë Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit.

Fillimisht, në ora 10:00 do të organizohen aktivitete sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

Ndërkohë, prej orës 13:30 deri në 14:30 do të bëhet mbjellja e pemës olimpike 2024, aktivitet që organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Të ngjashme