Në orën tetë kanë filluar punën.
Në një ambient jo shumë të ngrohtë, por me vullnetin më të zjarrtë për të përgatitur me qindra kavanoz.
Bëhet fjalë për ajvarin që përgatisin këto gra në Kooperativën Bujqësore “Krusha”.
Drejtoresha, Fahrije Hoti, tregon se si e përgatisin ajvarin e njohur dhe shumë të kërkuar të Krushës.
“Ajvari është prodhim më i ndërlikuar. Fillimisht vijnë specat nga fermerët, pastaj e kemi makinën ku pjekën dhe qërohen pastaj prap vijnë në sektor të prodhimit, ku gratë i pastrojnë i bluajnë dhe për 8 orë duhet të ketë zierje për një tavë, që i zë 250 kilogram dhe i jep 150 kavanoz ajvar”, tregoi Hoti.
Tashmë po e shohim edhe procesin që e sqaroi Hoti.
Tek makina për bluarjen e specave i ndërpremë pak punën edhe një punëtoreje.
“Kjo makinë është për bluarje. Pastaj specat i marrim dhe i qesim në të dhe i ziejmë. Merr kohë deri në 10 orë”, tha kjo punëtore në Kooperativën Bujqësore “Krusha”
Nga 1 shtatori Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka filluar edhe prodhimin e ajvarit të pjekur dhe të qëruar.
Ato po synojnë përgatitjen e 12 mijë kavanozave me këtë lloj të ajvarit.
Pandemia ka shkaktuar telashe sa i përket eksportit.
Hoti, në storien e përgatitur nga portali arbresh.info, tregon se si kanë planifikuar të punojnë në këtë kohë pandemie./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...