Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me koeficientin e pagave që.
Ai ka thënë se ky ligj akomodon vetëm nivelin politik.
“Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil”, ka shkrua ai ndër të tjera.
Sipas Tahirit për asgjë më tepër, vetëm reflektimi i normës së inflacionit në shportën bazike po të reflektohej, vlera prej 129 euro e koeficientit do të ishte ajo më minimalja.
“U deshën dy vite përplasje, fyerje e nënçmime të sindikatave, por edhe administratës shtetërore për të sjellë një Ligj që akomodon vetëm nivelin politik. Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil. Për asgjë më tepër, vetëm reflektimi i normës së inflacionit në shportën bazike po të reflektohej, vlera prej 129 euro e koeficientit do të ishte ajo më minimalja. E, mos të përllogarisim inflacionin ndër vite, prej rritjes së fundit të pagave. Kjo ishte arsyeja e kërkesës sonë që vlera e koeficientit të jetë në këtë shumë”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se sot është bërë publik vlera e koeficientit, i cili ishte 105, ndërsa kjo ngjalli pakënaqësi tek partitë opozitare.
Në seancën e sotme, PDK, LDK e AAK e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit.
Kurse edhe seanca e sotme e Kuvendit u mbyll.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve për vazhdimin e kësaj seance, e cila ishte paraparë që të trajtonte pikat e papërfunduara të seancave të mbetura nga viti i kaluar,/arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”