Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh si barazi dhe ndershmëri vendimin e Qeverisë për vlerën e koeficientit prej 105 euro.
“Me sistem të ri të pagave e vlera të reja. Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.
Në një shkrim në rrjetin e tij social në Facebook, kryeministri tha se tash e tutje nuk do të ketë stagnim të pagave pafundësisht.
“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, u shpreh Kurti.
Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e 123-të, të Qeverisë u bë i ditur koeficienti i pagave.
Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i cili tha se kjo vlerë është e vlefshme deri në vitin 2024, pasi që nga janari i atij viti, vlera do të rritet në 110 euro.
“Vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik, koeficientët të cilët tashmë janë publikuar, do të jetë 105 euro. Ndërsa nga janari i vitit 2024 ajo do të rritet për 5 euro, pra 110 euro.”, tha kryeministri Kurti.
Koeficientet e pagave ka mbi një muaj që janë publikuar, ku koeficientin më të madh e ka presidentja, pra 18, e ai më i vogli është koeficienti 2, i cili vlen për kadetët e policë./arbresh.info/
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë