Google ADS

Kodra: Duhet bërë presion qeverisë për të sjellë vaksina

covid19 koronavirus
18:52 | 9 Prill 2021
L G

Besim Kodra, Kryetar i Shoqatës së Pacientëve, lidhur me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit, është shprehur se ato duhet rishikuar.

“Duhet të kemi masa funksionale, jo ideale. Ministria e Shëndetësisë është autoriteti që të rishikojnë vendimet dhe ta rishikojë këtë masë dhe të mos toleroj veprime të tilla [daljen e qytetarëve në vendet fqinje]”, ka thënë Kodra, njofton Klan Kosova.

“Shëndeti duhet të mbrohet. Gastronomia është goditur më së shumti nga kjo mbyllje. Por nuk duhet të bëjmë kompromis me jetë njerëzish. Duhet t’i bëjmë presion të gjithë qeverisë për të sjellë vaksina. Nuk mund të pajtohemi asnjëherë që masat të relaksohen masat nëse nuk ka vaksina”.

Kodra në Info Magazine ka pohuar se duhet të ketë masa rigoroze.

“Do të duhej të bëheshin me planifikim që qytetarët të përgatiteshin për mbyllje strikte që të ulej drastikisht numri. Kështu si janë marr masat nuk mund të garantohet se numrat do të ulen”.

Të ngjashme