Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se qëllimi i kësaj platforme është që Kosova të siguroj njohje nga Serbia.
E sipas saj Kosova në dialog do të fuqizohej edhe më shumë nëse pjesë e kësaj do të ishte edhe opozita, raporton Arbresh.info
“Ndonëse do të duhej që sot të jetë pjesë e kuvendit, opozita u largua, është një moment për t’i mbyllur çështjet e hapura mes dy shteteve. Neve na kërkohet që me Serbin t’i mbyllim kapitujt. Synim kryesor kjo platformë e ka arritjen e një konsensusi me Serbin. Qëllimi është që Kosova të siguroj njohjen nga Serbia. Platforma fuqizon rolin e Kuvendit në dialog dhe mendoj që më këtë platformë Kuvendi e arrin atë. Pjesë e dialogut do të duhej të ishte edhe opozita në mënyrë që të fuqizojmë Kosovën në dialog më Serbinë në këtë proces të rëndësishëm dhe historik”, tha Deliu-Kodra.
Ndërsa, Deputeti Enver Hoxhaj i cili është edhe pjesë e ekipit për dialog në Serbi, ftoj deputetët që të jenë unik në këtë proces.
“Ju e keni një platformë dhe ne si delegacion do të kemi të detajuar. Siç po e shoh seancën sot shqetësimi i deputeteve nuk ka të bëj më tekstin por me procesin. Na gjithmonë kemi thënë se jemi për njohje nga Serbia, mbrojtjen e territorit dhe që marrëveshja të ndodh duke respektuar shtetet. Nuk shoh dallim mes neve që jemi në sall dhe atyre jashtë, ma shumë ka të bëjë më vullnetin politik. Nëse ne jem të interesuar që këtë vit ta mbyllim këtë temë atëherë duhet të jemi të bashkuar. I ftoj koleget që të na ndihmojmë ta përmbyllim lehtë temë me Serbin dhe kemi nevojë për një mendim unik dhe të bashkuar” tha Hoxhaj/Arbresh.info
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...