Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.
Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.
Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.
Ai ka thënë se tashmë edhe bërë përkufizimi i qartë edhe se çka është dhuna si dhe janë bërë kategorizimi se cilat programe janë të përshtatshme për fëmijë e cilat jo, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show”. Mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”, ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.
Ai ka thënë se besojnë se programet e tilla mund të minimizojnë çfarëdo ndikimi negativisht që mund të kenë te fëmijët.
Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se rregullorja është shume e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.
“Të zbatohen në përpikëmëri që të mbrohet interesi publik”, ka kërkuar Berisha.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...