Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot e ka prezantuar Kodin e ri Penal.
Ai ka thënë se procesi i hartimit të ndryshimit të Kodit Penal ka qenë proces transparent dhe demokratik, njofton Klan Kosova.
“Në këtë ndryshim ka marrë pjesë shoqëria civile. Ky Kod Penal është produkt në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”.
“Kanë qenë tri parime themelore, përcaktimi i qartë për sundim të ligjit, fleksibiliteti shumë i madh dhe e treta mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut. Kjo qasje do të sjellë një Kod të ri Penal të bazuar në kushtet e BE-së”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.
Ministri i Drejtësisë ka bërë të ditur se ky kod nesër do të jetë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të procedohet për në Kuvend.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...