Në mesin e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë është radhitur edhe kodifikimi i së drejtës civile.
Kështu bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në një konferencë për media, ku tha se Kodi Civil luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore dhe pronësisë, si dhe te drejtës familjare dhe trashëgimore.
Sipas saj, nevoja për kodifikimin e së drejtës civile ka gjetur bazë në një numër arsyesh dhe problemesh në praktikë.
Ministrja tha se aktualisht në Kosovë, ekziston një realitet ligjor kompleks dhe shpeshherë problematik për sa i përket zbatimit dhe interpretimit. Sipas ministres Kodi Civil do të jetë sipas modelit gjerman, raporton “Arbresh.info”.
“Ministria e Drejtësisë është e vetëdijshme se angazhimi në hartimin e këtij kodi është projekt ambicioz.
Çdo vendim kërkon ekspertizë në këtë fushë. Çfarëdo qasje dhe vendimi në këtë fazë, përveç rregullimit të raporteve aktuale duhet të jetë e përshtatshme edhe për zhvillimet shoqërore në të ardhmen.
Me qëllim të përcaktimit të një sistemi ligjor referencë, Ministria e Drejtësisë, pas shqyrtimit të kujdesshëm, ka vendosur që Kodi Civil të ndjekë modelin gjerman”, u shprehë ministrja Hoxha.
Sipas saj, vendimi që të ndiqet modeli gjerman është rrjedhojë e ngjashmërisë në qasjen ligjore, metodologjinë dhe traditën ligjore dhe besimin se modeli gjerman i përshtatet më mirë nevojave të Kosovës.
Pavarësisht këtij vendimi, Ministria e Drejtësisë do të sigurohet se ky model do të përdoret si referencë, ndërsa përmbajtja e tij do të përshtatet me kornizën ligjore, institucionale dhe rrethanat shoqërore-juridike në vend.
Fillimi i procesit të kodifikimit, sipas saj ka nisur në vitin 2015 nga Komisioni Shtetëror për hartimin e draftit të Kodit Civil, dhe gjatë punës dy vjeçare të këtij komisioni janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, përfshirë edhe hartimi i draftit fillestar të Kodit.
Sipas ministres Hoxha në nëntor të vitit 2016 MD ka marr autorizimin nga Qeveria që të vazhdojë punën në kodifikimin e së drejtës civile, punë kjo që është duke vazhduar.
Ndërsa profesor Iset Morina, i cili në këtë proces është i angazhuar në cilësinë e ekspertit nga Ministria, tha se hyrja në fuqi e këtij kodi do të ndikoj direkt në sundimin e ligjit.
“Tani gjendemi në proces të draftimit të Kodit Civil të Kosovës. Kjo do të ndikoj direkt në sundimin e ligjit, ofrimin e kushteve të duhura juridike për ofrimin e investimeve. Kodi do të jetë voluminoz. Ky kod nuk do të jetë një vepër madhështore vetëm për juristët por për të gjithë”, u shpreh Morina.
Ai tregoj se kodi do të përfshijë disa parime në 5 libra
. Në librin e parë sipas tij, do të përfshihen parimet e përgjithshme të së drejtës civile, në libri e dytë do të rregulloj marrëdhëniet e detyrimeve, i treti të drejtën sendore, i katërti të drejtën familjare, ndërsa i pesti do të rregulloj të drejtën pronësore.
Sipas Morinës parashikimet janë që deri në vitin 2019 të futet në fuqi ky kod./ Arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...