Pas një kohë të gjatë të ndërprerjes së dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka vazhduar negociatat. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi është takuar me negociatorin e Serbisë, Marko Gjuriq me datë 26 dhe 27 shkurt.
Gjatë këtyre dy ditë takimi, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut mes dyja vendeve.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Europian për Indeksonline ka treguar detaje për bisedimet dy ditësh në Bruksel.
“Negociatorët kryesorë nga Beogradi dhe Prishtina, z. Marko Djurić dhe z. Avni Arifi, së bashku me ekipet e tyre përkatëse u takuan në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar të BE-së. Më së shumti marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes, Drejtësinë, Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, Urën në Mitrovicë dhe Energjinë” ka thënë Kocijançiq përmes një përgjigje elektronike.
Tutje, ajo është shprehur se bashkë me negociatorët kanë rënë dakord që në muajin e ardhshëm të rifillojnë diskutimi mbi zbatimin e marrëveshjeve si projekti për Urën e Mitrovicës e projekte të tjera.
“Diskutimet u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhen trajtuar për të ecur përpara në punën e zbatimit, duke normalizuar më tej marrëdhëniet e tyre. Ata ranë dakord të rifillojnë diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve për Lirinë e Lëvizjes, IBM, Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, Urën e Mitrovicës dhe Energjinë muajin tjetër” ka shtuar Kocijançiq.
Ndryshe, këto bisedime teknike ishin paraparë që të nisin me datën 16 janar, mirëpo, ato ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak se pala Serbe u tërhoq pikërisht atë ditë në Mitrovicën Veriore u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...