Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka thënë se BE pret që të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen pa vonesa.
Mirëpo, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave serbe merr kohë.
“Kosova ka formuar një ekipit për të hartuar statutin e Asociacionit. Kjo punë është në proces dhe do të marrë kohë”, ka thënë Kocijançiç për ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.
‘Tanjug’ thekson se dhjetë ditë para skadimit të datës të cilët autoritetet e Prishtinës e caktuan për hartimin e statutit (4 gusht), Bashkimi Evropian pret që të gjitha marrëveshjet e arritura brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të zbatohen pa vonesë.
“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm më të dyja palët në drejtim të të gjitha hapave të nevojshëm për zbatimin e Asociacionit por edhe të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, është shprehur zyrtarja e BE-së.
Ajo ka shtuar se presin rezultate dhe nuk duan të merren me spekulime.
Ndërkohë komisioneri për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se BE pret që marrëveshja për Komunitetin e komunave serbe të zbatohet plotësisht pa vonesë.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga