Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kocijançiq, i ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Twitter, ku shihet delegacioni kosovar në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Mogherini në postimin e saj, po ashtu, ripërsëriti arsyet e këtij takimi të liderëve kosovarë me Mogherinin, ndër to edhe çështja e liberalizimit të vizave.
“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”.
Kujtojmë se sot delegacioni kosovar pritet të takohet me Eurokomisarin për Migrim, Dimitris Avramopulos, ku pritet që kosovarët ta marrin lajmin për viza.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe