Ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar, janë vetëm dy nga kriteret më të rëndësishme, që Komisioni Evropian pret të përmbushën së shpejti nga qeveria e re, në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kështu ka thënë, në një përgjigje për Gazetën Observer, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic e cila ka përmendur procesin e liberalizimi i vizave si çështje tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës, dhe pret që sa më shpejtë të përmbushen kriteret për të.
Në vazhdë të kësaj, Kocijancic ka potencuar që Komisioni Evropian pret vazhdimësinë e procesit të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi .
“Pas krijimit të Qeverisë së re, Komisioni Evropian shpreson në përmbushjen e kritereve të pazgjidhura deri tani, që kanë të bëjnë me ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta si dhe ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Këto procese duhet të vazhdojnë”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic për Gazetën Observer.
Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e parë të kabinetit të qeverisë së tij, ka shkarkuar kryesuesin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën , duke e zëvendësuar atë me Shpejtim Bulliqin.
Përgjatë kohës sa ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, Hardinaj ka qenë një nga kundërshtarët më zëshëm të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa Bulliqi ishte njëri ndër ekspertët që në vazhdimësi paraqiste dokumente për të argumentuar gabimet e bëra nga komisioni i mëparshëm. gjatë gjithë kohës ka insistuar se marrëveshja duhet të ndryshohet.
Pala malazeze e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, ndërsa pret që e njëjta gjë të bëhet edhe nga pala kosovare, për t’i dhënë fund një procesi të rëndësishëm për të dyja shtetet.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës